Në Preshevë përurohet libri "Fjalë e lot"
Libri me poezi me titull "Fjalë e lot", i autores Marigona Fejzullahu, do të përurohet të premten (3 qershor 2016) duke filluar në orën 14. 00, në amfiteatrin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë.“Lajmërohen anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), dashamirët e tjerë të librit dhe të fjalës së bukur poetike, se të premten më 3 qershor 2016 duke filluar në orën 14. 00, në amfiteatrin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë, përurohet libri me poezi me titull ‘Fjalë e lot’, i autores nga Presheva Marigona Fejzullahu”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), i cili mban nënshkrimin e kryetarit Bilall Maliqi.